23 korrik 2015 – Përfundon në pranga një falsifikator i eurove, të cilat i prodhonte në Shqipëri.
Bëhet fjalë për shtetasin Nanx Nanxa, 30 vjeç, banues në lagjen ‘Hajro Çakërri’ të Vlorës, i cili u arrestua në flagrancë në “laboratorin” e tij të parave.
Pas një hetimi 1-mujor, raportohet se efektivët e policisë arritën të dokumentonin veprën kriminale të falsifikatorit, të cilit i gjetën 56 kartmonedha 50-euroshe (2800 €) dhe 12 të tjera 20-euroshe (240 €), pra në total 3040 euro të gjitha të falsifikuara.
Për prodhimin e tyre, Nanxa përdorte një aparat printer-skaner-fotokopje e markës HP, i cili u sekuestrua nga uniformat blu. Gjithashtu 30-vjeçarit iu gjetën në shtëpi edhe 10 libreza kontrate huaje “Gjallica shpk”, të cilat ishin të paplotësuara.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/