Dy kontrollorë të doganës në Kapshticë janë arrestuar ditën e sotme nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kontrollorët D. Manoku dhe A. Prenja, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike që konsistonin në regjistrime fiktive për mjetet me targa të huaja për hyrje-daljet.