Një familje afgane e ka shitur vajzën e tyre te një burrë 55-vjeçar.
E mituara, Parwana Malik thotë për mediat e huaja se familja e saj është e detyruar ta shesë atë te një “plak me vetualla të bardha dhe mjekër të bardhë”. Ajo ka treguar se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.
Ndërsa prindërit e Parwanës thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi jetojnë nga ndihma humanitare dhe pas marrjes së pushtetit nga talebanët jetesa është bërë më e vështirë. Ndërkohë babai i saj para pak muajsh shiti motrën 12-vjeçare.





