Lezhë, 10 shtator 2014 – Kur kanë kaluar 5 ditë nga vetëhelmimi i 17-vjeçares Xhoana Mekrizvani, që akuzoi të atin për përdhunim, reagojnë familjarët. Ata kërkojnë me çdo kusht zbardhjen e ngjarjes pasi sipas tyre tashmë disponojnë edhe raportin mjekoligjor të marrë në Tiranë që incesti, i cili pretendohet, nuk është faktuar.
I tronditur nga ngjarja e rëndë, xhaxhai i 17-vjeçares, Agron Mekrizvani, ka deklaruar se policia është nxituar me informacionin e dhënë pasi një gjë e tillë nuk është e vërtetë, raporton "Panorama".
Ai ka dyshime për manipulim të ngjarjes nga ndonjë person tjetër.
“Nuk kam shkuar për ta takuar akoma vëllain tim, ndërsa kam marrë raportin e mjekësisë ligjore të cilën ma ka dhënë doktori dhe një fakt i tillë nuk faktohet.Ne na njohin të gjithë dhe Fatmiri është një njeri tepër i nderuar. Na ka ardhur shumë keq që këto lajme janë bërë publike nga policia pa i vërtetuar më parë, pasi ky është një diskriminim për ne. Vajzën e ka marrë policia për të dëshmuar dhe nuk është lejuar askush nga familjarët brenda në ato momente”, thotë ai.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





