Familja e Albana Osmanit duket se është e mbushur me talente. Jo vetëm Albana por edhe nipërit apo mbesat e saj kanë shfaqur talente të ndryshëm. Pak kohë më parë u mësua ese mbesa e saj, Gledisa do të luante në një film anglez, dhe më vonë u njohëm me bukuroshen Deborah, e cila ishte imazh i “LEGO junior”.

Këtë herë radhën e ka nipi, Henry,  i cili është bërë tashmë pjesë e spotit publicitar që po transmetohet kudo në Britani. Një postim ii saj në rrjetet sociale bëri që lajmi të përfundonte në thuajse të gjitha mediat online. 

Henry & Sadié Yeeeeyyyyy tani spoti publicitar po transmetohet kudo në të gjitha televizionet Britanike dhe Irlandeze!! #goodluckangels linku i spotit është në #bio lart në krye të faqes! Lumturia kjo është të shohësh të shtrenjtit e tu të ecin drejt suksesit, sidomos në një moshë kaq të vogël.”, shkruan Albana. 

I urojmë suksese Henryt, dhe tani jemi në pritje të një tjetër talenti nga familja Osmani.