Futbollisti David Beckham, përveç lajmeve sportive, jo rrallëherë ka zënë vend edhe në mediat rozë.
37 vjeçari, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin Paris Saint-Germain muajin e kaluar, ka bashkuar gjithë familjen e tij të mërkurën në kryeqytetin francez.
David ka bashkuar edhe prindërit e tij të divorcuar, për ta parë atë duke luajtur në ndeshjen kundër Valencias, shkruan Daily Mail.
Babai, nëna dhe motra e tij, e kanë shikuar më shumë kureshtje debutimin e Davidit të mërkurën.





