Ardian dhe Anjeza Hyseni u shpërngulën para shumë vitesh nga Sukthi drejt Italisë për një jetë më të mirë. Prindër të katër fëmijëve, ata vendosën që jetën e tyre ta ndërtonin në shtetin fqinj, në qytetin e Firences. Por mbrëmja e së dielës ishte tragjike për ta. Tre nga katër fëmijët humbën jetën në aksidentin tragjik në Reggia Emilia, ku vdiq dhe nipi i tyre vetëm 2 vjeç.
Shane A. Hyseni, 22 vjeçe
Rejana A. Hyseni, 8 vjeçe
Resat A. Hyseni, 11 vjeç
Mattias Lame (djali i Shanes), 2 vjeç
Fëmija i vetëm i mbetur gjallë në familjen Hyseni, D. Hyseni, aktualisht 18 vjeç, po gjendet pranë dy prindërve, të cilët si pasojë e tronditjes janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore.
Sipas asaj që kanë shkuar mediet italiane, Anjeza Hyseni ka shkuar në vendin e ngjarjes pas ngjarjes. Ajo është dërguar në spital pasi ka dëshmuar vdekjen e 3 fëmijëve dhe nipit.
Tragjedia ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës (30 tetor 2022), kur katër viktimat po udhëtonin në një makinë tip Fiat së bashku me Orjol Lamen, 30 vjeç, partneri i 22-vjeçares. Ai është i vetmi i mbijetuar i aksidentit, i cili është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet që ai të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka përfunduar duke u përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar. Mediat italiane shkruajnë se po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti shokues.





