Pas debatit të mbrëmshëm mes tyre, Rogerti ka vijuar diskutimet për Selinën brenda shtëpisë së Big Brother.

Teksa diskutonte me Mateon dhe Brikenën, Rogerti u shpreh se familja e tij “i ka dhënë bukë” familjes së Selinës.

“Më ka përmendur familjen. ‘Të jem unë djali yt’, tha, ‘s’dua të kem baba’. I tha dhe Juelës ‘pyete Rogertin për burrërinë’. Ajo që i kam thënë unë për vëllanë ka ndodhur para një muaji. Ajo çfarë s’më ka thënë, më përmend familjen, kur familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj.

Rri duke përmendur djalin, kur djali im luan me mbesën e saj; kanë luajtur, se tani s’duan të shihen me sytë e ballit dhe mirë e kanë bërë. Shumë gjëra të tjera që s’dua t’i përmend, se është marre”, tha Rogerti.