Stefan Kaçulini ishte një prej trashëgimtarëve të Familjes Kaçulini, me origjinë nga Shkodra. Ai lindi në Durrës dhe kur mbushi 22 vjeç nisi të drejtojë grupe të vogla për mësimin e gjuhës shqipe, e cila ishte e ndaluar.

Në vitin 1903 ai hapi një kartoleri që pati rol kyç në luftën për pavarësi që zhvillohej në Durrës dhe ishte një nga themeluesit e Klubit Patriotik Vllaznia dhe Bashkimi. Përveç kontributit të tij të shquar patriotik edhe bashkëshortja, Maria, u përkushtua në zhvillimin e arsimit në Durrës.

Mësoni më shumë për historinë e Familjes Kaçulini përmes videos së publikuar në krye dhe intervistës me një prej trashëgimtarëve të saj, Aurel Kaçulini. Klikoni këtu dhe mësoni për historinë e përmbledhur të familjes, që nga momenti i ardhjes në Durrës dhe deri në ditët e sotme, duke u njohur me figurat që lanë gjurmë në lëvizjen patriotike, jetën politike, shoqërore dhe në sferën e arsimit dhe mjekësisë. /Amfora.al