Para disa ditësh Ami dhe Ermali festuan 7-vjetorin e martesës së tyre. Me anë të një postimi, moderatori uroi bashkëshorten e tij me fjalë të ëmbla.

Ndërsa tani Ermali lajmëron që së shpejti ata do të bëhen 4, pasi Ami është 3 muajshe shtatzënë.

Ata janë prindër të Joelit 4-vjeçar i cili erdhi në jetë si fryti i dashurisë së tyre. Mirëpo, mesa duket familja do të zgjerohet.

Ermali dhe Ami duken mjaft të lumtur në foton e shpërndarë në Instagram, ku ajo mban në duar testin e shtatzanisë.