Konflikt në zonën e karantinës për koronavirusin në QSUT.

“Një familje nga Durrësi që ka pasur kontakte me pacienten e konfirmuar në Durrës, prej dy ditësh kanë marrë në telefon nr. 127. Te kjo familje nuk ka shkuar kush dhe ata kanë ardhur mbrëmjen e sotme tek Infektivi.” bën me dije Ora News.

Ata janë shprehur se kanë temperaturë 37.5, kollë, tharje fyti dhe diarre, por nuk janë lejuar të futen brenda.  

Ndërkohë, në ambientet e jashtme ka dalë doktoresha, duke i thënë që nuk i fut brenda, po u sugjeron që të telefonojnë në nr. 127.

Ndërsa, nr. 127, i vënë në dispozicion për emergjenca të tilla, ka pasur probleme teknike, duke dalë jashtë funksionit.