Askush nuk ka nevojë për qen roje apo sisteme të larta alarmi, kur ka në shtëpi dy krokodila të mëdhenj që jetojnë aq pranë. 

Awirut Nathip, pronari i këtyre dy kafshëve, ka konfirmuar në fakt se prej plot 15 vitesh asnjë hajdut nuk i është afruar shtepisë së tij.

Ndodhemi ne qytetin Phitsanulok (Tailande), ku jeton Awirut me familjen e tij. Si te gjithe, edhe Awirut shqetesohet per sigurine e shtepise dhe familjes se tij.

Ose me mire shqetesohej, deri sa mori dy kelyshe krokodili, emrat e te cileve jane Thong dhe Ngen.

Asnje hajdut nuk guxon tu afrohet atyre, qe per me teper jane shume agresive, sidomos gjate diteve te nxehta te veres.

Per t'i ndihmuar krokodilet, Awirut i lan me uje te fresket edhe 10 here ne dite dhe ndonjehere i lejon te qendrojne ne zyren e tij me kondicioner.

Por edhe me keto masa, Ngen mbahet ne nje tip kafazi rreth shtepise, sepse eshte shume agresiv, ndersa Thong ben xhiro ne kopesht gjithe kohen.

Nese pronaret ndodhen lart, Thong qendron gjithmone para deres qendrore, tamam si roje.