Një familje turistësh shqiptarë i ka habitur të gjithë me gjestin që ka bërë në Llogara. Sipas burimeve zyrtare të policisë, informohet se familja ka gjetur një sasi të madhe parash, plot 115 mijë euro, dhe i ka dorëzuar në Policinë e Vlorës. Kjo e fundit i ka falënderuar familjarët për aktin qytetar.

Në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, policia ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mijë eurosh dhe ka proceduar penalisht dy shtetas ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar!

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brendësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë eurosh, të gjetur në zonën e Llogarasë.

Konkretisht: Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore.

Lidhur me këtë çantë, në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas ukrainas.

Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur procedimin penal për shtetasit:

S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal. Policia falënderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.