Kjo është një familje shqiptare, e cila ka mbetur e pastrehë pas tërmetit në Italinë qendrore ku kanë humbur jetën 38 persona deri më tani dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Fotot që po shikoni më poshtë janë të makinës se zotit Serjanaj dhe familjarëve të tij, kunata e tij dhe vajza me dy fëmijët të cilët kanë kaluar natën jashtë pas lëkundjeve të forta të tërmetit.
Fatmirësisht ka mundur të mbijetojë pa marrë plagë nga shembja masive e ndërtesave.
Gruaja e mbuluar me batanije është nusja e xhaxhait të shtetasit Hamza Serjanaj, i cili bëri me dije në Ora News plagosjen e babait të tij, ndërsa gruaja tjetër ngjitur (ulur) është e motra e tij me dy fëmijët. /oranews/





