Në një përpjekje për ta prishur imazhin që krijoi dosja e përgjimeve, si kushëriri i Habilajve që garanton trafikun e drogës, Saimir Tahiri hapi dyert e shtëpisë për “Top Channel” dhe tregoi sa keq u ndje familja e tij nga kontrolli i banesës.

Intervistën e dëgjoi edhe Dritan Zagani, ish-Oficeri i Antidrogës që jeton në azil. Atij i është kujtuar kontrolli që i bënë shtëpisë së tij dhe reagimi i fëmijëve të tij. 

“E bukur kjo….!
Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para…edhe pse e moren ne cel qe prit se erdhem…edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit…prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende….!

Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete njehere veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,,,,, a mendon ndopak si u ndjene femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta…dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit….!

Ti luani i djeshem qe ne nje nate te bukur u ktheve ne lepur…sot me djallezine tende te lige del as me pak e as me shume se nje hiene e zeze ne gjithe sa thua e shpif ndaj meje…ti qe te duket vetja kaq i zoti sa dhe nje nga vendet me humane dhe te drejte ne bote, jepka azil ne kurrizin tend…je qesharak deri ne dhembje…!”, shkruan Zagani në “Facebook”.

Ish-oficeri i Antidrogës ishte i pari që denoncoi lidhjet e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës, përmes makinës së tij “Audi” me targa AA 003 GB.