Një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në Kukës.

Dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur, pasi grupi mjeko-ligjor nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dy ditë më parë, familjarët e së resë bën kallëzim në policinë e qytetit, pasi ajo ishte larguar nga banesa dhe kishin humbur kontaktet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.