Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, nuk pranojnë masën që dha sot gjykata e Fierit, ku autori i masakrës së të miturit u la në burg, por kanë nisur aksionin e tyre për mbledhjen e firmave ku kërkojnë dënim me vdekje të 38-vjeçarit.

Të parët që i janë përgjigjur thirrjes së familjarëve janë gazetarët të cilët kanë firmosur. Ndërkohë familjarët i bëjnë thirrje qytetarëve t`i bashkohen nisëmës së tyre.

Hajdeni o popull hidhni firmat për varjen e vrasësit!”-thanë ata.