TIRANE, 22 shkurt 2013– Zamira Durda në gjykatë, nëna e fëmijes së vdekur në Gërdec

Familjarët e viktimave të Gërdecit i bëjnë kërkesë prokurorit të përgjithshëm për gjykimin e ish-ministrit Fatmir Mediu.

“Të vazhdojë gjykimi për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu”, kjo ka qenë kërkesa që familjarët e viktimave të Gërdecit i drejtuan kryeprokurorit të vendit.

Një përfaqësi e familjarëve do të dorëzojnë kërkesën sot në orën 12.00 në Prokurorinë e Përgjithshme.

Familjarët e 26 viktimave, reaguan pas vendimit të dhënë nga gjykata për 29 të akuzuarit për shpërthimin në Gërdec.