SHKODER – 9 vjet nga tragjedia e "9 janarit", familjarët e 28 viktimave kanë kërkuar sërish të vihet drejtësi për krimin që u mori jetën të afërmve të tyre. "Askush nuk do harrojë dhe të falë padrejtësinë që po bëhet me ne dhe viktimat e 9 janarit. 

Ku janë ata politikanë që derdhën lot krokodili ditët e tragjedisë dhe premtuan drejtësi? Është e pamoralshme që të vdesin 28 të rinj dhe të mos dënohen autorët e vërtetë të kësaj tragjedie", ka deklaruar Nikoll Mhillaj, kryetari i shoqatës "9 janari". 

Më 9 janar të 2004-ës, u mbytën 28 persona që udhëtonin me gomone drejt Italisë. 20 prej viktimave u gjetën, ndërsa 8 rezultojnë ende të zhdukur. Për këtë ngjarje u dënuan 3 persona.