Një tjetër 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30 në fshatin Voskopojë të Korçës. Viktima me iniciale A.K. është gjetur i varur në pemë nga familjarët e tij.

Policia njofton se është ngritur grupi hetimor për të bërë zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Po një ditë më parë, një 17-vjeçare nga Karbunara e Lushnjës i dha fund jetës me të njëjtin mekanizëm. Ajo u gjet e varur në pemën e oborrit nga familjarët e saj.

Informacioni paraprak:

Më datë 14.06.2018, rreth orës 22:30, jemi njoftuar se në fshatin Voskopojë- Korçë, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, në një pemë, shtetasi A.K, rreth 18 vjeç, banues në Korçë. U ngrit grupi hetimor dhe po kryhen veprimet proceduriale hetimore për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes.