Një 77-vjeçare, banore e lagjes nr.18 në Durrës është gjetur e mbytur në pusin e shtëpisë nga familjarët e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe”, njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.