Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Sipas informacioneve të para të policisë mësohet se 70-vjeçarin e kanë gjetur familjarët të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.