Gjatë protestës së qytetarëve në Kryeministri, një vajzë është shfaqur para kamerave duke u prezantuar si e motra e Klodian Rashës, Bora Rasha.

Vajza në fjalë foli për mediat, ku dhe në një moment ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.

Mirëpo, familjarët e të ndjerit kanë kontaktuar mediat, të cilëve u kanë shprehur shqetësimin se vajza në fjalë nuk është pjesë e familjes së tyre.

Mësohet se vajza është me origjinë nga Saranda dhe dyshohet se vuan nga probleme mendore.