Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje të njëjtë shëndetësore që nga aksidenti i pësuar vite më parë. Familjarët e legjendës së Formula 1 e kanë shitur makinën e tij të preferuar, Mercedes Benz E55 për 110 mijë euro, për ta paguar qëndrimin e Schumit në spital, i cili është shumë i shtrenjtë. Gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të jetë e pandryshueshme, ndërsa familja e tij nuk preferojnë të japin komente për këtë punë. Schumacher vazhdon të qëndrojë i shtrirë në spital dhe nuk dihet ende se si është gjendja e tij pas aksidentit që kishte pësuar më shumë se dy vjet e gjysmë më parë.
Familja e legjendës gjermane është duke shpenzuar miliona euro për kujdesin që është duke iu bërë atij. Dhe, duke i pasur parasysh shpenzimet, të cilat nuk mund t’i mbulojë, familja ka vendosur ta shesë një veturë të Schumit, i cili është duke luftuar me jetën..





