Për familjen Butlet kjo ishte një ditë e trishtueshme, pasi po përcillnin për në banesën e fundit njeriun e tyre të dashur.
Por ata shtangën kur këmba e një trupi të dekompozuar ra mbi arkivolin e 85 – vjeçarit Cleveland Butler.
Incidenti ndodhi në Mount Holiness Memorial Park, në New Jersey.
Vajza e të ndjerit, Sandra Butler u shpreh e traumatizuar nga ngjarja, fillimisht me humbjen e babait e më pas me këtë.
Ajo shtoi se punonjësit thjesht e mbuluan këmbën dhe u sollën sikur nuk kishte ndodhur asgjë.





