Ngjarja që ndodhi me vdekjen e futbollistit Emilano Sala tronditi botën e këtij sporti dhe ka prekur fansat të cilët pritën me shpresë se mos ndoshta lojtari i kishte shpëtuar këtij fundi tragjik.

Që prej javës së shkuar trupi i tij u gjend dhe pas autopsisë, trupi i tij mund të prehet. Familjarët dhe të afërmit e sulmuesit argjentinas, duan që ta riatdhesojnë Salan dhe ta çojnë në Argjentinë. Por, kostot janë të mëdha dhe të papërballushme, pasi janë 6 orë udhëtimi.

Për këtë presidenti i Kardifit ka vendosur që çdo shpenzim ta paguajë ai dhe homazhet të bëhen në vendin e tij të origjinës. Trupi i Salas do të qëndrojë në një palestër në San Martin, klub i tij i fëmijërisë, ku do të zhvillohen homazhet për të gjithë ata që duan t’i thonë lamtumirën e fundit.