Një mjek kirurg është goditur teksa ishte në oborrin e spitalit rajonal të Shkodrës. Mësohet se mjeku i sulmuar është kirurg në këtë spital me emrin Besmir Grizha.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës.
Autori i goditjes është identifikuar si shtetasi Ali Kopliku, i cili është tashmë person i shpallur në kërkim. Sipas policisë, ai rezulton të jetë person me precedentë të mëparshem penalë.





