Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave që ky i fundit i adresoi në rrjetet sociale, teksa i numëronte përfitimet marramendëse të tij dhe familjes së tij, që sipas Berishës, tashmë i di gjithë Lezha.
Pjerin Ndreu i ka numëruar me radhë të tjera akuza, duke i kujtuar viktimat e ‘97-s, ato të Gërdecit dhe 4 protestuesve në Bulevard.
“Nuk kam përfitu toke askund as une dhe as vellezerit e mi, as nuk jemi marrë kurrë as me drogë e as me ordinerlleqe të tilla siç përmend plaku matuf. Plaku Matuf Sali.
Familjes Ndreu ke për ti pa targen ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti”, shkruan Ndreu në një sqarim që thotë se ia dedikon qytetarëve.
Reagimi i Pjerin Ndreut
EDHE PLAK MATUF, EDHE DIXHITAL
Sali matufi dhe shokët e tu digital ordinere e di qe jeni ne panik.
Era e gjakut të 1975 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në 97-en;
Të 26 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në Gerdec;
Të 4 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë me bulevard !
Je niveli më ordiner i shpifesve qe ka parë kjo dynja. Të duken të gjithë si vetja o ditëzi.
SQARIM PËR QYTETARËT
Nuk kam përfitu toke askund as une dhe as vellezerit e mi, as nuk jemi marrë kurrë as me drogë e as me ordinerlleqe të tilla siç përmend plaku matuf.
Plaku Matuf Sali ;Familjes Ndreu ke për ti pa targen ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti !
E ka thënë Dritëroi, por kush ta besoje?!
“ Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”.





