Familjet shqiptare e kanë të lartë ndjesinë e pronësisë mbi banesën. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2016, 93% e familjeve shqiptare ishin pronare të banesave ku jetojnë, ndërsa vetëm 5.5% ishin me qira dhe 1.5% jetonin në shtëpitë që u kanë falur të tjerët ose e kanë në përdorim pa qira.
Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2015, më shumë se 75,4% e Njësive Ekonomike Familjare (NjEF) jetojnë në shtëpi private.
Familjet të cilat jetojnë në banesa, që janë pjesë të ndërtesave me deri në 15 apartamente zënë 13,6%, ndërsa banesa që janë pjesë të ndërtesave me 15 apo më shumë apartamente zënë 10,7% të njësive familjare në Shqipëri.
Banesat me sipërfaqe deri në 90 metra katrorë zënë peshën më të madhe të të gjithë banesave, 53,7% në vitin 2015.
Banesat me sipërfaqe 91-130 metra katrorë renditen në vendin e dytë për sa i përket shpërndarjes, me 31,3%.
Pjesa më e madhe e njësive familjare janë pronarë të banesave ku jetojnë, 93,0%. Ndërsa pjesa tjetër e NjEF jetojnë në banesa të marra me qira ose falas, përkatësisht 5,5% dhe 1,5%.
Numri gjithsej i banesave në Shqipëri bazuar në të dhënat e Censusit të vitit 2011 është 1,075,881. Në Censusin e vitit 2001, numri i banesave ishte 785,515. Përqindja e rritjes së numrit të banesave në krahasim me vitin 2001 është 37.0%. Nga të dhënat rezultoi se numri i objekteve ishte 686,405. Në vitin 2001, ky numër ishte 512,387, që nënkupton një rritje prej 34.0%.
Numri më i madh i objekteve është në Rajonin Tiranë-Durrës