Prindërit shqiptarë në përgjithësi nëse kanë më shumë se një fëmijë, kanë dëshirë që t’i kenë në profesione të ndryshme. Njërin e nxisin të bëhet doktor, tjetrin mësues, ose tjetrin këngëtar.
Por ndodh në familjet e njohura shqiptare, që dy ose më shumë fëmijë të kenë zgjedhur të njëjtën rrugë. Për shembull Nora dhe Era Istrefi kanë nderuar familjen e tyre, pasi të dyja janë mjaft të sukseeshme në muzikë.
Njësoj ndodh edhe në familje të tjera, ku një shtëpi ka më shumë se një këngëtar. Njëri mund të jetë më i suksesshëm sepse tjetri është më pak aktiv, por që gjithsesi të dy janë këngëtar/këngëtare.
Talenti mund të jetë i trashëguar edhe nga prindërit si në rastin e Sabri Fejzullahut me djemtë Ermalin dhe Armendin. Sado ndoshta të mundohen fëmijët e tij, si Sabriu ndoshta nuk bëhen, por që gjithsesi edhe ata janë shumë të talentuar, shkruan class.
Por se cilat janë këto familje i shikoni në fotot e mëposhtme:





