Klubi lider për vlerën ekonomike në Europë është Mançester Junajtid, i sponsorizuar nga marka e makinës “Chevrolet” (71 milionë euro). Fanella e “djajve të kuq” në tërësi kushton 165 milionë euro, po të konsiderojmë edhe kontratën prej 940 milionë eurosh (10-vjeçare) me sponsorin teknik “Adidas”.E veçanta e këtij edicioni në Champions është kualifikimi i të katërta ekipeve britanike me shenjën e “Adidas”-it në fanellë. Ndërsa Benfika, rivali i Junajtid në grup sponsorizohet nga “Fly Emirates” (5 milionë), Bazeli nga “Novartis” kolosi farmaceutik (3 milionë) dhe CSKA e Moskës nga “Rosseti” (energji elektrike) për 6 milionë.
Në podin e marrëveshjeve më të shtrenjta me sponsorët e fanellës janë Barcelona dhe Çelsi, ku secila përfiton 55 milionë euro, respektivisht nga “Rakuten” gjiganti japonez i tregtisë online dhe kompania e prodhimit të gomave “Yokohama”.Pastaj ndjekin Bajerni i Mynihut, i firmosur nga “Deutsche Telekom” për 33 milionë euro dhe Reali i Madridit nga “Fly Emirates” për 32 milionë euro në vit. Kompania e fluturimeve ajrore nga Emiratet e Bashkuara sponsorizon edhe PSG-në (28 milionë), ndërsa Liverpuli ia ka besuar fanellën bankës ndërkombëtare të “Standard Chartered” (27 milionë). Ndjekin Mançester Siti (“Etihad Airways”/25 milionë), Totenhemi (“Aia Group”/21 milionë) dhe Juventus (“Jeep”/20 milionë) që mbyll klasifikimin e 10 vendeve të para.Grupi D është ai më i pasuri me Barçën dhe Juventusin që së bashku vlejnë 75 milionë euro dhe që u shtohen edhe 7 milionë nga “Nos” për Sportingun dhe 4 milionë nga “Stoiximan.gr” të Olimpiakosit.
10 klubet e para të këtij klasifikimi, fitojnë nga sponsorët e fanellës në viti 367 milionë euro nga 525 të totalit të të 32 skuadrave. Sponsorët teknikë – Champions-i është një format që u intereson nga pikëpamja e shikueshmërisë, furnizuesve dhe prodhuesve të materialit teknik.Gjashtë marka në total furnizojnë klubet. Dominojnë “Adidas” (13 skuadra) dhe “Nike” (12). Pastaj është kompania amerikane “New Balance” që furnizon 4 skuadra të ndryshme: (Sëlltik, Porto, veç Liverpulit dhe Sevijes, të dyja në Grupin E). Nga një klub për kokë për tre partnerët e tjerë: “Kappa” (Napoli), “Puma” (Borusia Dortmund) dhe “Macron” (Sporting). Strategjia komerciale e “Adidas” dhe “Nike” i ka bërë dy kolosët që të jenë prezentë në të gjitha grupet, përveç atij A ku mungon “Nike”: (Benfika, Junajtid, Bazeli dhe CSKA vishen të gjitha me “Adidas”).





