Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri realitet më në fund transferimin e tij të bujshëm në radhët e “Topçinjve”.
Mirëpo entuziazmi u shtua me zgjedhjen e numrit të tij, pasi zgjodhi numrin 14, çka identifikohet me legjendën e “Topçinjve”, Tierri Henri. Dhe pak ditë pas transferimit të tij, fanella e suedezit ishte ndër më të kërkuarat nga tifozët, duke thyer edhe kështu rekordin e shitjes.
Aq i madh ishte entuziazmi, saqë faqja zyrtare e internetit të Arsenalit u bllokua përkohësisht, me shifrat e hershme që sugjeronin se shitjet e fanellave me nr. 14 të Gyokeres kanë eklipsuar ato të çdo nënshkrimi tjetër në historinë e kohëve të fundit. Gyokeres kujtojmë se u transferua tek Arsenali nga Sportingu i Lisbonës, me shumën e paguar prej 65 milionë eurosh.





