Barcelona ka prezantuar fanellën e parë që do të veshë për sezonin e ri 2023/24.
Katalanasit rikthehen te dy ngjyrat klasike, blu dhe e kuqe, por fansat e krahasojnë me atë të Interit.
“Nike” ka preferuar të vazhdojë me të njëjtin stil që përdori dhe te Interi.
Sponsori që i prodhon këto veshje, “Nike”, duket se nuk është munduar shumë në krijimin e tyre për sezonin e ardshëm të spanjollëve, ku duken pothuajse identike si të Interit të sezonit të shkuar.





