Shqipëria në pjesën e sipërme të klasifikimit mes 24 skuadrave në Euro 2016. Jo për sa i përket pikëve, por renditjes speciale të fanellave më të pëlqyera mes skuadrave që do të jenë këtë verë në Francë për ti dhënë jetë kompeticionit kontinental. Faqja on line e rrjetit të fuqishëm mediatik, Sky Sports ka hapur një anketim interaktiv ku pasi janë zbuluar të gjithë uniformat e skuadrave në Francë 2016 fton tifozët të votojnë duke klikuar në shigjetën me drejtim lart apo poshtë në varësi të pëlqimit apo mospëlqimit të çdo fanelle për të votuar “fituesit apo humbësit’ dhe në votimin e hapur prej pak ditësh, Shqipëria me fanellën e saj të re të dizenjuar enkas për pjesëmarrjen historike në Europian renditet në vendin e 11.
Aspak keq po të marrësh parasysh se kemi lënë pas suadra si Anglia, apo Spanja. Për sa i përket “rivalëve në Grup”, Franca mikrpitëse e kompeticionit është në fakt e para në klasifikimin special të fanellave, por kemi lënë pas Zvicrën që ndodhet në vendin e 13, dhe Rumaninë e pozicionuar në vendin e 22-të. Në fakt nëse do të na ofrohej që edhe pas ndeshjeve të qershorit të kishim këtë renditje në grup për sa i përket pikëve, pa diskutim që të gjithë do të ishim gati të firmosnim që tani.