Edhe pse spektakli nuk mungoi mëngjesin e sotëm, në fitoren me “KO teknik” në raundin e 10-të të boksierit Floyd Mayweather ndaj Conor McGregor, stadiumi “T-Mobile Arena” në Las Vegas nuk ishte i mbushur plot. Pas muajsh promovimi, debatesh e deklaratash, dy ikonat e arteve marciale mikse nuk arritën të bindin 20 mijë fansa të vijnë në stadium, aq sa është kapaciteti i “T-Mobile Arena”.Mayweather fitoi me “KO Teknik” ndaj McGregor ne raundin e 10-te.
Sipas mediave amerikane, rreth 5 mijë vende në stadium ishin bosh, kryesisht pjesa larg ringut edhe pse ishin vendosur ekrane super të mëdhenj për ta parë “live” duelin. Duket se fansat kanë vendosur të mos e mbështesin idenë e këtij duel, që sipas tyre më së shumti bëhej për biznes se sa për të treguar se kush është më i miri. Mayweather konfirmoi parashikimet, që e jepnin favorit ndaj McGregor, që debutonte në ring.





