Ylli i popit, Justin Bieber është bashkuar me Palms Premium për të lançuar produkte me bazë kanabisi, njoftoi zyrtarisht kompania me qendër në Kaliforni.

Cigaret dhe artikujt e marihuanës me një numër të kufizuar, të quajtura”Peaches Pre-Rolls” janë emërtuar sipas këngës së albumit të Bieber dhe do të jenë të disponueshmë në Kaliforni, Nevada, Massachusetts dhe Florida.

Numri i personazheve të famshëm që kanë lançuar apo bashkëpunuar për produkte të kanabisit është në rritje, përfshirë këtu aktoren fituese të “Oscar” Nicole Kidman, reperin Jay-Z, gurunë e stilit të jetesës Martha Stewart dhe këngëtaren Willie.

Këngëtari Justin Bieber u shpall “Artisti më i mirë i vitit” në MTV Video Music Awards 2021. Teksa rrëmbeu çmimet, 26-vjeçari nuk ngurroi të përmendte gruan e tij, Hailey dhe po ashtu frymëzimin e tij, reperin Travis Scott.