Tiranë, 8 mars 2014  – Ditët e fundit, në forume të ndryshme në internet po qarkullojnë disa thashetheme lidhur me seksualitetin e njërit prej konkurrentëve të “Big Brother”. Të shumtë janë ata që kanë shkruar se Valer Kolnikaj është biseksual. Sakaq, djali nga Kopliku, me profesion model, ka deklaruar se është i martuar dhe ka një fëmijë. Madje në bisedat brenda shtëpisë së “Big Brother”, Valeri është shprehur se për asnjë arsye në botë nuk do ta tradhtonte bashkëshorten e tij. Ndërkohë po ju kujtojmë që vetë Valeri ka qenë dikur në rolin e “akuzuesit”. Gjatë edicionit të 5-të të “Big Brother” rreth dy vite më parë, në intervistat e tij Valeri është shprehur se ish-konkurrenti i atij sezoni, Vlash Martika ishte homoseksual. 

BANORET 
Dyshime për seksualitetin e Valerit kanë shfaqur edhe banorët e tjerë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ata e kanë vënë në lojë disa herë modelin, për lëvizjet e tij dhe mënyrën e të folurit. Në një moment, Juliana, duke e shoqëruar me gjeste, e ka pyetur për prirjet e tij seksuale. Valeri nuk është nervozuar aspak por është munduar të vërë në lojë Julianën. Ai u përgjigj duke thënë se mund të jetë gjithçka, por nuk do t’ia thotë asaj dhe aq më pak gjatë qëndrimit në shtëpi. Nga ana tjetër, edhe Rigelsi ka shfaqur dyshimet e tij. Ai bisedoi me Mikelën lidhur me mënyrën e sjelljes që ka Valeri. Sipas Rigelsit, Valeri është “gay”. Pas kësaj deklarate, Mikela ka nisur të debatojë me të. Sipas saj, Valeri nuk e ka shprehur kurrë dhe në këtë rast ai është duke e paragjykuar. Rigelsi shfaqet shumë i bindur në gjykimin që bën, duke vazhduar fillin e bisedës me arsyetimet e tij. Sipas Rigelsit, veprimet e Valerit dhe mënyra e lëvizjes flasin shumë.