Lindsey Von, skiatorja 41-vjeçare vendosi të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, Milano-Cortina 2026.
Ajo u nis drejt Olympia delle Tofane me një ulërimë nga tribunat në favor të saj. Por gëzimi nuk zgjati shumë sepse Von u rrëzua. Ajo ulëriti nga dhimbja teksa të pranishmit u shtangën nga rënia fatale. Asgjë nuk shkoi siç priste dhe u dërgua me helikopter në spital.
Milano-Cortina do të mbetet kapitulli i fundit i karrierës së saj, një lamtumirë që nuk do të harrohet kurrë.





