28 nëntor 2014 – Ajo është një ndër artistet më të bukura në botë, por këtë herë fansat e Rita Orës janë zhgënjyer disi, sa i përket pamjes së saj në filmin “Fifty Shades of Grey”. 24 vjeçarja me origjinë shqiptare luan rrolin e Mia –s, motra e adobtuar e milionerit, Christian Grey. E shfaqur në trailer-in e radhës, këngëtarja ka zhgënjyer fansat të cilët kishin imagjinuar një pamje tjetër për të. Fansat zgjodhën rrjetin social Facebook për të shprehur zhgënjimin e tyre ku ndër të tjera shkruanin:
“Duket e tmerrshme. Mia duhet të ishte një vajzë e këndëshme dhe e thjeshtë. Jo të duket si mashkull me fustan”. “Fifty Shades of Grey” është i bazuar në romanet e shkrimtares E L James, ndaj kritikat vijnë kryesisht pasi look- u i Ritës nuk përputhet me imagjinatën e lexuesve.





