24 orë pas prezantimit zyrtar të pajisjes nga Apple, të iPhone 7, kufjet e reja pa fishë janë më të përfolurat.
Në internet ka pasur reagime të ndryshme, por ajo që vërejnë më shumë forumet teknologjike, është pakënaqësia.
Risinë e Apple për të sjellë kufje pa fishë, por me bateri dhe që komunikojnë me pajisjen e telefonit përmes valëve infrared, kritikët e kanë quajtur të guximshme, të tjerë të parakohshme, ndërsa disa si “blof”.
Në disa forume, si në “MacRumours” këshillohen të gjithë fansat që të mos e blejnë iPhone 7, por të presin pasardhësin e tij shtatorin e ardhshëm.
iPhone 7 u prezantua ditën e mërkurë në San Françisko nga kreu i Apple Tim Cook. Kompania krenohet duke deklaruar se ky telefon është telefoni më i mirë i prodhuar ndonjëherë prej saj. Ai vjen në dy versione, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.





