Fansat e Rita Orës aktualisht po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i muzikës pop, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të ‘firmosura’ të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 funte (29 euro).
Fansat kanë vërejtur dallime midis shkrimit të dorës të skalitur në koopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vet zonja Ora në eventin e dhënies së albumit me nënshkrim.
Njëri shkroi në rrjetet sociale: “Shkrimi i dorës dhe nënshkrimi duken shumë ndryshe nga pllaka ime vynyl që kishanë një CD të nënshkruar? Shpjegohuni ju lutem”.
Një tjetër përdorues i X (ish-Twitter) u përgjigj me një e-mail nga dyqani i diskografisë përmes së cilës ata blenë albumin, “Banquet Records”.
Në e-mail, kompania thotë: “Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka publikuar një video të saj duke i bërë ato në Time”.
Në një përpjekje për të promovuar albumin e saj të fundit, “You & I”, i publikuar më 14 korrik, Ora ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar duke nënshkruar kopje për fansat e zjarrtë, duke vizituar pesë qytete brenda një dite, duke përfshirë Liverpoolin.