Superylli kolumbian Shakira u përball me një gjest aspak etik nga fansat e saj teksa xhironte videoklipin e ri. Shakira po filmonte videon për këngën e re ‘Soltera’ me Anittën, kur ndodhi incidenti.
Ajo mund të shihet në video duke tundur gishtin drejt dikujt në turmë dhe duke ulur fustanin e saj për t’u mbuluar. Në video duket edhe sesi Shakira bën me dorë drejt personit që po e filmonte nga poshtë fustanit, ku i thotë: Të pash!
Në fillim, ajo vazhdoi të kërcente dhe të injoronte sjelljen. Kur e vuri re sërish, Shakira mori masën më ekstreme që mundi në këtë situatë, duke mbyllur të gjithë produksionin dhe duke u larguar nga skena.
Shakira, kendisini uygunsuz şekilde görüntüleyen hayranı uyarılarına aldırmayınca sahneden indi.pic.twitter.com/wINDkw8wyI
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) September 16, 2024