Këngëtarja Irini Qirjako ka treguar se si një fans i çmendur e përndiqte pasi ishte i fiksuar pas saj.

E ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, Qirjako tregon se ngjarja ka ndodhur në vitet ’93-’94.

“Më ka trembur shumë, sapo kishte ardhur demokracia….Në vitet 93, 94 diçka e tillë, mbaj mend që ishte një fans i çmendur, mbante gazeta përpara dhe më gjëmonte nga mbrapa,”– tregoi Irini ndërsa tha se nga kjo situatë e ka shpëtuar bashkëshorti dhe kunetërit.