Tenistja ruse Maria Sharapova ka qenë në Stamboll, ku ka zhvilluar një ndeshje “show” ndaj vendases Cagla Buyukakcay, një sfidë bamirësie.
Gjatë ndeshjes ka patur një moment të këndshëm, kur një fans i ka kërkuar bukuroshes ruse të martohen. “Maria, a dëshiron të martohesh me mua?”, ka qenë kërkesa e një fansi që vinte nga shkallët e stadiumit.
Por ajo që habiti më shumë është përgjigjja e tenistes ruse, që tha: “Ndoshta”, duke lëvizur edhe kokën në shenjë pohimi. Kjo situatë ka krijuar mjaft të qeshura dhe duartrokitje në stadium.





