Ish-banorja e Big Brother VIP Tea Trifoni, e cila jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale që nga “Përputhen” e deri tek “Big Brother” ka treguar së fundmi një rast ekstrem që i ka ndodhur pasi ka dalë nga shtëpia e famshme e Big Brother-it.
E ftuar në “S’e luan topi” veç jetës së saj private ajo ka treguar edhe një rast ku një fans i Luizit ishte munduar ta aksidentonte së bashku me motrën e saj.
“Pak ditë më parë, dikush u mundua të më përplaste me makinë, një nga fansat e Luizit, Big Brotheri vazhdon edhe jashtë, ishte motra e vogël në timon dhe dikush po mundohej të na aksidentonte”, është shprehur Tea.