Një fanse e Flori Mumajesi ka vendosur të bëjë tatuazh të përjetshëm në trupin e saj, zërin e këngëtarit. Një mënyrë interesante për të treguar se më shumë nga çdo gjë është e dashuruar me zërin e Florit dhe me këngën e tij.

Ajo ka bërë një tatuazh në shpinë valën zanore të coverit të këngës “Të dua”, që ka realizuar Flori. Këngën origjinale e këndon Aurela Gaçe, por me sa duket, vajzës i ka rrëmbyer zemrën coveri i Florit.

Flori ka postuar një video të tatuazhit të fanses me mbishkrmin: “Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup. Soundwave i coverit ‘Të dua’.”