Ivan Çurjuriç, kështu quhet mesfushori organizator me të cilin Teuta është në bisedime dhe që e presin këto ditë në Durrës.27-vjeçari kroat prej tre vitesh luan në elitën e futbollit qipriot, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe në ligën e dytë greke si dhe në elitën e futbollit kroat.

Çurjuriç është formuar si futbollist te Hajduku i Splitit, ndërkohë që më pas ka luajtur te NK Zagreb dhe NK Zadar.Tashmë mesfushori mund t’i bashkohet Teutën në Superiore, për të provuar një eksperiencë të re. Jo vetëm durrsakët po “piketojnë” lojtarë në Qipro, pasi më parë ishte Kukësi që zyrtarizoi mbrojtësin spanjoll Alberto Serran.