Në Durrës mendojnë se fitorja e Teutës në Kupën e Shqipërisë ishte e pritshme, pavarësisht respektit për Skënderbeun, që këtë sezon po bën shumë mirë.

Blutë shënuan 2 herë dhe siguruan kualifikimin për në turin çerekfinal, por më tepër ajo fitore i shërbeu përmirësimit të situatës në skuadër në prag të sfidës me Laçin në kampionat, që do të luhet të dielën në Kurbin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Martini ka nevojë emergjente për 3 pikët për të minimizuar dëmet.

Në kampin e bluve e kanë të qartë se kanë përpara një ndeshje kyçe, që ka ndikim në vazhdimin e kampionatit, ndaj dhe fitorja është e vetmja alternativë.

Fantazisti, Ergis Arifi, është një nga “xhevahiret” e Teutës, teksa luan sezonin e parë si profesionist me fanellën blu.

Ai shënoi një gol ndaj Skënderbeut dhe është i lumtur për fitoren.

Tani ai shpreson që ekipi të ketë vazhdimësi pozitive edhe në kampionat.

Ergis, nga Skënderbeu te Skënderbeu, gjeni sërish golin ku për të fundit keni shënuar pikërisht ndaj korçarëve më 19 shtator të 2023?

Si për ironi të fatit, rigjeta golin sërish ndaj Skënderbeut. Jam shumë i gëzuar që arrita të shënoj dhe siguruam kalimin në trurin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, të mos ul ritmin tanimë e të vijojmë më rezultate të mira në kampionat.

Nga shtatë ekipet e kualifikuara kë do të dëshironit përballë në raundit çerekfinal?

Personalisht nuk kam një preferencë, pasi të gjitha ekipet që janënë këtë raund konsiderohenshumë të forta. Ne do të bëjmë më të mirën për të shkuar samë larg në këtë kompeticion.

Pas 12 ndeshjesh riktheheni te suksesi. Ishte ky sukses një farë oksigjeni për Teutën?

Sigurisht që na shërbeu për mirëpasi po bënim ndeshje të mira kuna mungonte vetëm fitorja. Ne popunojmë shumë çdo ditë në stërvitje dhe e kemi merituar këtë rezultat. Personalisht mendoj që kur luan mirë atëherë shpërblehesh me rezultate.

Si e shihni ndeshjen e radhës në Laç?

Është ndeshje shumë e rëndësishme, por besoj se Teuta është gati. Kemi shumë nevojë përpikë, ashtu si edhe Laçi. Do të jetë e vështirë, por me përqendrimin e duhur nga fillimi deri në fund, them se do t’ia dalim. Duhet të jemi të bashkuar dhe të japim gjithçka për të fituar.

Cili është synimi i Teutës në ndeshjet e mbetura?

Synimi ynë është të jemi gatipër ndeshjen e radhës në Laç. Kemi shumë ndeshje deri në fund dhe është herët të flasim përgjëra të tjera. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe t’i lëmë pas rezultatet e dobëta.