Itali, 18 qershor 2014 – Ismail Hasani, 30 vjeç gjendej në burg në Itali, që nga tetori i vitit 2013, sepse ishte dënuar në Shqipëri me burg për armëmbajtje pa leje. Në 10 qershor ai kishte dalë nga burgu me arrest shtëpie, i detyruar të mbante një byrzylyk elektronik, që tregonte vendndodhjen e tij nëpërmjet një aparati GPS.

Karabinierët e qytetit të Foxhias (Foggia) duke përdorur metodat speciale të hetimit arritën të zbulojnë personat përgjegjës për një krim të rëndë të kryer në 4 shtator 2013 në picerinë “Il Gufo” (Bufi), shumë të frekuentuar nga të huaj ekstrakomunitarë. Në këtë date, dy persona me një makinë të armatosur me shotgun kalibër 12 mm dhe pistoletë hapën zjarr kundër picerisë dhe makinave të parkuara në oborrin e saj. Njëlloj si në filmat me sherifa, piceria dhe makinat u bënë shoshë nga plumbat.

Karabinierët arritën të zbulojnë, se njëri nga dy personat, që hapën zjarr ishte Ismail Hasani. Sulmi u krye për motive kontroll territori për shpërndarjen e drogës. Tashmë Hasani akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për tentativë vrasje, Karabinierët e kthyen menjëherë në burg, ku do të vuajë dënimin e mbetur në pritje të gjykimit për akuzat e reja.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/