Farat e lirit po vlerësohen gjithnjë e më shumë si një nga ushqimet natyrore më të dobishme për shëndetin e njeriut, falë përbërjes së tyre të pasur ushqyese dhe vetive mbrojtëse ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Sipas të dhënave, farat e lirit përmbajnë një sasi të lartë të acideve yndyrore omega-3, lignaneve dhe fibrave, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë. Këta përbërës ndihmojnë në frenimin e rritjes së qelizave kancerogjene dhe në mbrojtjen e qelizave të shëndetshme.

Përfitimet e farave të lirit shtrihen edhe në shëndetin e zemrës, pasi ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe parandalimin e arteriosklerozës. Falë vetive antiinflamatore, ato kontribuojnë në uljen e rrezikut të infarktit dhe goditjes në tru.

Gjithashtu, farat e lirit njihen për ndikimin pozitiv në sistemin tretës, duke ndihmuar në largimin e toksinave, trajtimin e kapsllëkut dhe përmirësimin e përthithjes së lëndëve ushqyese. Konsumi i tyre ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në kontrollin e peshës trupore, pasi krijojnë ndjenjë ngopjeje.

Te gratë, farat e lirit ndihmojnë në zbutjen e simptomave të menopauzës dhe në uljen e rrezikut të osteoporozës, ndërsa ndikojnë pozitivisht edhe në ekuilibrat hormonalë. Ato përdoren gjithashtu për përmirësimin e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe për forcimin e sistemit imunitar.

Përveç konsumit të farave të bluara, edhe vaji i lirit konsiderohet shumë i dobishëm për shkak të përmbajtjes së lartë të omega-3.

Farat e lirit mbeten një nga dhuratat më të çmuara të natyrës për mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit.